Rovena Dilo - Erdhi Prilli Shkriu Bora текст песни

Все тексты песен Rovena Dilo

Erdhi Prilli, shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, maleve
Është një vajzë, vajzë mali
Është e bukur si një yll
Është brenga e një djali
Borë e bardhë, trëndafil
Erdhi Prilli, shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, maleve
Ç'e pashë një bilbil mënjanë
Rrinte i strukur, qan me vaj
Pse s'këndon po rri veçan
Bilbil i mirë qan me lot
Zogjtë dy nga dy jetojnë
Edhe këndojnë në fole
Çajnë qiellin e kaltër
Edhe largohen si rrufe
Erdhi Prilli, shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, majave
Gjithë natyra u ndriçua
Edhe ndriçon në pafundësi
Qielli i Prillit me një puthje
Tokën e zgjon nga gjumi i largët
Dashurinë se kam harruar, se harroj
Thellë në shpirt e kam të shkruar sa të rroj
Është një vajzë, vajzë mali
Është e bukur si një yll
Është brenga e një djali
Borë e bardhë, trëndafil

ДОБАВИТЬ ТЕКСТ В ЛИЧНЫЙ СПИСОК

Комментарии

Имя:
Сообщение:

Слушать песню «Erdhi Prilli Shkriu Bora»

Смотреть клип «Erdhi Prilli Shkriu Bora»

Смотреть клип на песню Rovena Dilo - Erdhi Prilli Shkriu Bora