Rovena Dilo - Antinostradamus текст песни

Все тексты песен Rovena Dilo

Antinostradamus
Se di nesër ç'do të ndodhë
Në lajme bota po fundoset
Një Nostradamus rikujton
Gjuhët e flakës vetë njeriut i kanosen
Sa herë të kam thënë i dashur
Natën e mirë mos ma uro
Rri të lutem se kur nuk je
Djalli i tokës me zhurmë avionësh
...nuk më lë të fle
Edhe ëndrrat mi thërrmon
Eh sikur njeriu njerinë
Do ta donte si të dua unë ty
(refren)
Ti më jep kur më merr
Në kraharorin tënd
Nuk kam frikë të fluturoj
Që nga toka gjer në hënë
Në këtë botë që trëmbet si fëmijë
Unë gjej paqë se pranë të kam ty
--------------------------
S'kuptoj çfarë kërkon njeriu
Jo më kot ka dashurinë
E unë të lutem rri e mos më lër
Se djalli i tokës me zhurmë avionësh
...nuk më lë të fle
Edhe ëndrrat mi thërrmon
E sikur njeriu njerinë
Ta kërkonte siç kërkon perëndinë
(Refreni)
Ti më jep
Kur më mban ndër krahët e tu
E më merr me vete, s'më lëshon
Trupat tanë të bashkuar
Si dy duar në një lutje
Unë gjej paqë sepse pranë
Unë gjej paqë sepse pranë
Unë gjej paqë sepse pranë
Të kam ty
(Refreni)

ДОБАВИТЬ ТЕКСТ В ЛИЧНЫЙ СПИСОК

Комментарии

Имя:
Сообщение: